Rezarta Shkurta i jep fundit karrierës muzikore?: Do të jetë një këngë e fundit…

27/10/2021 16:44

Këngëtarja Rezarta Shkurta paralajmëron për një prodhim të ri muzikor, që mund të jetë i fundit për të.

Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ajo shkruan “po sikur të iu them që do jetë një këngë e fundit. Mbyllje e një kapitulli sa të bukur aq dhe të vështirë për mua” dhe ndjekësit e kanë parë si një njoftim për mbylljen e karrierës muzikore.

Rezarta së fundi është përqëndruar në biznesin e saj, ku fotografon fëmijët ndërsa nuk ka publikuar asnjë këngë pas asaj të vitit 2016, që ishte një dedikim për bashkëshortin Ermal Hoxha.

“Gjysma ime” u lansua saktësisht më 14 dhjetor të vitit 2016, në momentin kur Hoxha ndodhej në burg.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA