Marina ruse shpëton anijen nga sulmi i piratëve në Gjirin e Guinesë (fotot)

27/10/2021 18:57

Në pamjet e publikuara nga ministria ruse e mbrojtjes shihen marinsat e luftanijes Admiral Kulakov që shpëtonin një anije transportuese me flamur të Panamasë nga piratët në Gjirin e Guinesë.

Njerëz të armatosur u ngjitën në bordin e anijes MSC Lucia më 25 tetor dhe ekuipazhi lëshoi sinjalin e emergjencës.

Ushtria ruse tha se ekuipazhi ishte fshehur në dhomat e motorëve ndërsa në pamje shihen forcat ruse që inspektojnë transportuesen.

Një helikopter i luftanijes ruse u afrua te anija e sulmuar dhe menjëherë pengmarrësit u larguan drejt bregut në barkat e shpejta.

Marina tha se luftanija anti-nëndetëse Admiral Kulakov po patrullonte ujërat e Gijrit të Guinesë kur mori sinjalin e alarmit nga MSC Lucia e cila lundronte drejt Kamerunit.

Një helikopter ushtarak me një njësi marinsash u ngrit nga luftanija dhe fluturoi drejt transportuese.

Sapo helikopteri u afrua, piratët u larguan nga anija dhe u nisën me të gjithë shpejtësinë drejt brigjeve.

Ushtria tha se piratët ishin të armatosur dhe kishin tentuar të merrnin peng transportuesen.

Më pas një grup oficerësh anti-terror të Admiral Kulakov i ngjitën në bordin e Lucia, liruan ekuipazhin dhe inspektuan mjetin.

Kur u konfirmua se nuk kishte më piratë në bord luftanija Admiral Kulakov shoqëroi transportuesen deri në destinacionin e saj.

“Incidenti u zgjidh dhe të gjithë anëtarët e ekuipazhit ishin të sigurt e të palënduar”, thuhej në deklaratën e ushtrisë ruse.

Autoritetet thanë se Gjiri i Guinesë vazhdon të mbetet i rrezikshëm për mjetet detare, me rreth 32% të incidenteve të rajonit.

FOTO GALERI
2/6
Njerëz të armatosur u ngjitën në bordin e anijes MSC Lucia më 25 tetor dhe ekuipazhi lëshoi sinjalin e emergjencës.

Top Channel