Kuvendi i preu sinjalin, PD transmeton ‘live’ mbledhjen e Komisionit në ‘Facebook’

27/10/2021 13:28

Pasi Kuvendi i ka ndërprerë transmetimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, opozita ka vijuar mbledhjen dhe është futur live në ‘Facebook’.

Kuvendi ka ndërprerë sinjalin e regjisë së saj, ndërkohë që demokratët kanë vijuar transmetimin në rrjetet sociale.

Kreu i Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj paralajmëroi administratën e Kuvendit që të mos ndërpresë transmetimin direkt të mbledhjes së Komisionit, duke thënë se ndryshe do ushtrojë të gjitha të drejtat si deputet dhe kryetar i komisionit për gjithkënd, madje se do shkojë deri në kallëzim penal.

Por ky paralajmërim i Alibeajt duket se nuk u mor seriozisht nga administrata e Kuvendit, e cila bëri të mundur ndërprerjen e transmetimit direkt!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA