Një 22 vjeçar është vënë nën prangat e policisë, pasi duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e trafikndarëses.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur e dëmtuar pasagjerja që udhëtonte në këtë automjet, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të ditës së sotme, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e trafikndarëses.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja në mjet, shtetasja R. M., 23 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel