Bashkëshortja e aktorit amerikan, Alec Baldwin ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi gjatë xhirimeve të filmit “Rust” në New Mexico.
Alec, i cili kishte rolin kryesor, qëlloi me armë zjarri dhe vrau një kineaste e plagosi regjisorin.
Patrnerja e tij, Hilaria shprehu ngushëllimet për familjen e kineastes ukraninase duke thënë: “Zemra ime është me Halynan, bashkëshortin, djalin, familjen dhe me të gjithë të dashurit e tyre. Dhe për Alec gjithashtu. Thuhet ‘nuk ka fjalë’ sepse është e pamundur të shprehësh tronditjen dhe dhimbjen e një aksidenti kaq tragjik. Humbje. Mbështetje.”
Më herët, vetë aktori reagoi duke shprehur se nuk kishte fjalë që e përshkruante këtë ngjarje të rëndë.
“Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe hidhërimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar jashtëzakonisht.
Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të trajtuar se si ndodhi kjo tragjedi dhe jam në kontakt me bashkëshortin e saj, duke i ofruar mbështetjen time atij dhe familjes së tij. Zemrën e kam të thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halynan”, tha ai.
Hetuesit thanë se ende po përpiqen të përcaktojnë nëse ngjarja ishte një aksident. Janë shumë të rralla incidentet e tilla gjatë xhirimit të filmave. Gjatë xhirimeve shumë shpesh përdoren armët e zjarrit të vërteta dhe janë të mbushura me plumba pa kokë – të cilët shkrepën dhe krijojnë zhurmë.
Top Channel