Një makinë ka dal nga rruga në afërsi të fshatit Turan dhe si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit.

Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se mjeti ka humbur kontrollin duke u rrëzuar në kanalin afër urës së Turanit.

Drejtuesi i mjetit ka qenë i vetëm në makinë, ndërsa ka marrë lëndime të lehta e po dërgohet drejt spitalit për kontroll.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Top Channel