Amoniak në ujin e Krujës/ Hetimet zbulojnë shkakun e helmimit të banorëve të qytetit

26/10/2021 19:44

Në Krujë rezulton një prani e amoniakut mbi norma nga të dhënat paraprake të analizave fiziko-kimike të ujit të pijshëm.

Sipas Ujësjellës Kanalizime Krujë dyshohet se uji është kontaminuar pas reshjeve e dendura të shiut në fundjavë.

Por për një rezultat përdfundimtar do të priten analizat e detajuara mikro – biologjike nga ISHP të cilat siç mësoi Top Channel vonojnë dhe dy ditë të tjera.

Dyshime të forta ka në lidhje me intoksikimin e ujit pasi shumë pranë depos së ujit ndodhet një stallë bagëtish fekalet e të cilëve mund të kenë deportuar në brendësi të depos.

Qytetarët e Krujës vijojnë të shfaqin problem shëndetësor si gastroeneterite , të vjella e diarre .

Përveç ujit është duke u hetuar edhe për disa mostra ushqimesh .

Top Channel