Xhirimet e filmit kthehen në tragjedi/ Reagon për herë të parë motra e fotografes: Pikëllim i madh për familjen tonë

25/10/2021 13:57

Motra e kinematografes Halyna Hutchins, e cila u qëllua për vdekje në xhirimet e filmit të Alec Baldëin, “Rust” ka reaguar për herë të parë.

Ajo u shpreh se ishte krenare shumë për të motrën 42-vjeçare.

“Nuk mund ta kuptoj vdekjen e saj. E doja shumë; isha shumë krenare për të dhe ajo ishte modeli im. Ne ishim gjithmonë të afërta dhe ishim në kontakt, pavarësisht distancës”, tha motra më e vogël e Hutchins, Svetlana Androsovych, e cila jeton në Indonezi.

Halyna ka lindur në Ukrainë dhe prindërit e saj ende banojnë në Kyiv.

“Kjo humbje është një pikëllim i madh për familjen tonë dhe unë shoh se sa e vështirë është për prindërit tanë. Shpresoj se koha do të lehtësojë dhimbjen tonë.  Vendosmëria e saj u admirua nga shumë njerëz. Martesa dhe marrëdhënia e saj me bashkëshortin është një shembull për t’u ndjekur, pa grindje apo skandale. Ishte dashuri e vërtetë, djali i tyre i bukur, është dëshmi e kësaj, një djalë i shkëlqyeshëm”, tha Androsovych.

Drejtoresha e fotografisë ka lënë pas burrin dhe djalin e tyre nëntë vjeçar, Andros.

Ngjarja tragjike ndodhi gjatë xhirimeve të një skene të filmit “Rust” në Bonanza Creek Ranch jashtë Santa Fe, Neë Meksiko.

I plagosur aksidentalisht mbeti edhe regjisori Joel Souza, i cili bëri një reagim ditën e sotme duke thënë se ndihet shumë keq për atë që ndodhi.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së Hutchins dhe shtoi se ndjen dhimbje me ta në këto momente të vështira.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta