
Rrugët e Madridit ishin të mbushura me dele dhe zhurma kambanash këtë të dielë.
Një panoramë ndryshe nga ditët e tjera, ndërsa barinjtë drejtonin kopetë e tyre, duke ndjekur rrugët e lashta sezonale të bagëtive.
Sipas mediave të huaja, vendasit u rreshtuan anash rrugës për të mirëpritur spektaklin, i cili u anulua vitin e kaluar për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.
Ngjarja vjetore, e cila filloi më 1994, u lejon barinjve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të përdorur rrugët tradicionale për të grumbulluar bagëtitë e tyre nga Spanja veriore në kullotat më jugore për kullotje dimërore.
Rruga do t’i kishte çuar ata nëpër një fshat të qetë disa shekuj më parë, por sot i sheh ata të përshkojnë qytetin e ngarkuar.
“Është e mrekullueshme. Unë vij çdo vit dhe ky është viti i parë që i sjell fëmijët kështu që është e mahnitshme”, ka thënë Graciela Gonzalez, 39 vjeç.
Delet ecnin të “shoqëruara” nga zhurma e zileve të tyre të zhurmshme të qafës ndërkohë që barinjtë e veshur me veshje tradicionale shoqëruan tufat e tyre me muzikë popullore dhe vallëzim.
Top Channel