
24/02 19:13
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua rreth deklaratës së Bebe Rexhës, e cila përmes një postimi në instagram vinte në dukje ngjashmërinë e muzikës shqiptare me atë arabe.
Të ftuarit mbajtën qendrimet pro dhe kundër, ndërsa këngëtari Arjan Dredhasi u kap edhe me fenomenin e miliona kliklimeve të këngëve shqiptare brenda pak orësh.
“Ti ke Bebe Rexhën me 23 milion klikime në këngën e fundit që e ka nxjerrë në mars, ke edhe kolegun shqiptar, mos të them emër që pardje ka nxjerrë kënëgn dhe i ka shkuar 23 milionë klikime. Po prit se sa herë e dëgjuam?!”, u shpreh ai në bisedë e sipër me këngëtaren Eugena Aliu.
Top Channel