‘Dëgjuam ulërimat e së ëmës dhe erdhëm’/ Krimi i dyfishtë në Vlorë, flasin të afërmit

25/10/2021 20:09

Të tjera detaje mësohen nga krimi i dyfishtë që ndodhi brenda familjes në Vlorë, ku nipi 39-vjeçar Genci Koreta vrau xhaxhanë e tij, Jorgji Koreta, 64-vjeç. Mësohet se nipi ka shtënë ndaj xhaxhait në kokë , ndërkohë po dhe në kokë ka qëlluar veten e tij

Të afërmit e viktimave thonë për kamerën se janë të tronditur nga ngjarja, dhe se i njihni ata si njerëz jo problematik.

“Nuk e di fare për çfarë kanë debatuar. Djali ishte me të gjitha cilësitë, por ishte i pamartuar. Xhaxhai i tij rri me gruan në shtëpi. Jemi një fis me ta.

Nuk kemi pasur asnjë ide për debate. Ai nuk fliste me gojë, jo të kishte debate. Xhaxhai jetonte në Vlorë, por nuk e dimë pse ka ardhur sot, mbase për të parë”, tha mes lotësh një fqinje tjetër.

Top Channel