Virusi “e paska ndarë mendjen”, në Gjermani nis vala e katërt e pandemisë

23/10/2021 17:57

Instituti Robert Koch në Gjermani paralajmëroi mundësinë e fillimit të valës së katërt të pandemisë.

Për këtë, instituti pretigjoz iu referua gjendjes në repartet e kujdesit intensiv në spitale dhe numrit në rritje të infektimeve.

Në raportin e tij të kësaj jave theksohet se janë të mëdha gjasat që të ketë një “shtim të numrit të infektimeve gjatë muajve të vjeshtës dhe të dimrit”.

Vetëm të premten, në vend u regjistruan 19.500 raste të reja, apo 8.000 infektime më shumë sesa një javë më parë.

Incidenca javore rritet kështu në 95.1 nga 85.6: shifra tregon se sa njerëz për 100.000 banorë janë infektuar me koronavirus në shtatë ditët e fundit.

Autoritetet sërish kanë dhënë sakaq alarmin për mungesën e infermierëve. Shoqata Ndërdisiplinore Gjermane për Kujdesin Intensiv dhe Mjekësinë Emergjente paralajmëroi se “mund të pritet një kufizim i dukshëm në kujdesin ndaj popullatës” në periudhën e ardhshme.

Aktualisht janë në përdorim 22.207 shtretër të kujdesit intensiv, ndërsa në fillim të vitit ishin 2.475. Zyrtarë vendas citohen të pohojnë se “Një valë e parashikueshme e rëndë e vjeshtës dhe dimrit” me shumë pacientë me COVID-19, por edhe sëmundjet e tjera infektive të organeve të frymëmarrjes, si gripi, mund të krijojë për mjekësinë në Gjermani një gjendje të papërballueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA