Moderatorja e njohur, Elita Rudi mungon prej kohësh në ekranet televizive pasi është bërë nënë e dy fëmijëve dhe është përkushtuar tek ata.
Por ditën e sotme ka pranuar ftesën për tu bërë opinioniste e “Për’puthen Prime” duke thënë se i ndjek cdo ditë sapo vë fëmijët në gjumë. Ndër të tjera zbuloi se do të rikthehet në ekran brenda 1 ose 2 muajsh.
Elita Rudi: Nuk besoj që ka ndonjë shqiptar që është sadopak fans i Për’puthen. Jam fanse dhe e shoh. Kam 2 fëmijë, i vendos në gjumë dhe pastaj shoh Për’puthen e më pas fle. Gjiko e shikon nga pak dhe kohë pas kohe pyet cfarë ndodh. I njeh konkurrentët edhe të sezonit të kaluar dhe të këtij sezoni.
I jam përkushtuar fëmijëve sepse kam përfunduar me fëmijë nëse po më dëgjon bashkëshorti im. Dua t’i përkushtohem fëmijëve dhe bebës time, televizionit. Do kthehem shumë shpejt, brenda 1 muaji ose 2.
Top Channel