Kosova shpall persona non grata dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë.
Presidentja Vjosa Osmani gjatë kësaj jave ka kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, t‘i shpallë persona non grata dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Lajmin presidentja Vjosa Osmani e ka shpërndarë në Facebook.
“Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-ve, NATO-s, dhe BE-së. Për këtë arsye do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse.”
Por mediat në kosovë njoftojnë se një nga diplomatët e shpallur non grata Alexey Krivosheev është dëbuar edhe nga Shqipëria në fillim të këtij viti. Mesa duket Rusia kërkon me cdo kusht që ky diplomat të merret me cështjet shqipatre. Ndërkohë është bërë publik edhe emri i diplomatit tjetër rus që u shpall non grata në kosovë, ai është Denis Vengerskii.
Top Channel