“Jam i zhgënjyer”/ Ritvana i përgjigjet Argjendit: Ti e bëre muhabetin bozë…

22/10/2021 19:25

Argjendi dhe Ritvana kanë debatuar në studio pas deklaratës së këtij të fundit, në takim me Alvisën, se ishte i zhgënjyer nga konkurrentja. Ai tha se pëlqimi për të është shuar dhe tashmë ai është duke ndjekur pëlqime të reja.

Por kjo deklaratë duket se preku Ritvanën e cila tha se është Argjendi ai që e ka bërë muhabetin bozë dhe kjo në një telefonatë që ata kanë shkëmbyer.

Disktuimi:

Ritvana: Kam vënë re një veçori të Argjendit që kur nuk i leverdis diçka kthehet në vetëmbrojtje, sikur do të mbrojë atë figurën e vet mashkullore. Nuk e kuptoj komentin që njerëzit që kemi pasur disa pëlqime më vjen mirë që po zbehen, apo dolën fytyrat e tyre të vërteta.

Argjendi: Jam zhgënjyer dhe nga telefonatat që kemi pas edhe se si më është hedhur në qafë. Do më leverdiste më shumë që ta kisha mirë me ty.

Ritvana: Unë e kisha vendosur që nuk do vija.

Argjendi: Ti e kishe vendosur, por unë isha gati i sigurtë që do ktheheshe. Me atë timen isha i sigurtë. Do ishe apo nuk do ishte kthyer e thash atë që mendoja.

Ritvana: Çfarë kuptimi ka të vazhdojë njohja jonë kur ti thua jam i zhgënjyer. Pas asaj telefonate që kemi pasur ne të dy ti e ke bërë muhabetin bozë fare, unë duhet ta them atë fjali.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA