Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuara Iva Tiço, Jerina Lalaj, Zana Turku dhe Desantila Vatnikaj, të cilat mes verës dhe gështenjave ndanë rrëfime të sinqerta.

Iva zgjodhi lakrorin si afrodiziakun më të mirë para një fundjave në çift, ndërsa Dasantila i bëri një ftesë live së ëmës për të darkuar.

Nga ana tjetër, Jerina Lalaj u vu përballë një tjetër zgjedhjeje, të përshëndeste live personin më të rëndësishëm të jetës ose ta kthente gotën e verës me fund.

Ajo nuk ngurroi të përshëndeste ‘live’ dy prindërit e saj, duke i cilësuar si njerëzit më të shtrenjtë në jetë dhe dedikimin e mbylli duke e kthyer gotën me fund.

Pak më e rezervuar u tregua Zana Turku, e cila refuzoi të jepte një emër që do t’i kërkonte falje gjatë një bisede të ngrohtë pranë oxhakut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA