FOTOT/ Argjendi në takim me Alvisën, thumbon Mikelën dhe Ritvanën

22/10/2021 18:55

Mbrëmjen e sotme në Përputhen është duke u transmetuar takimi i Argjendit dhe Alvisës, që me sa duket paska qenë i fshehur. Ata të dy kanë shprehur se kanë dashur të dalin në takim, por janë stepur, për të pritur momentin e duhur tashmë.

Në takim Argjendi nuk la pa komentuar edhe Mikelën, të cilën e quajti një vajzë që të hidhet në krah për gjëra të kota, ndërsa për Ritvanën tha se është një pëlqim që është zbehur.

“Po ndihem shumë mirë. Disa gjëra ndjehen me disa persona të caktuar dhe më vjen mirë që ndihem kështu. Kur një femër të hidhet në qafë edhe për gjëra të kota, siç edhe më ka ndodhur mua më step. Kohët e fundit kam pasur dyshime, e kam pasur edhe pëlqim që s’ka pas filluar dhe po fillon tani. Kam pasur një pëlqim që me thënë të drejtën është zvenitur shumë. Por gjëra të bukura po vijnë”, tha Argjendi.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA