Festat bunga-bunga me prostitutat/ Berlusconi lirohet nga akuzat për lidhjet me Ruby-n

22/10/2021 17:25

Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian është liruar nga akuzat për korrupsion gjyqësor, thanë avokatët e tij.

Federico Ceconi, njëri prej avokatëve mbrojtës tha për mediat e huaja se ai e kishte informuar Berlusconin për pafajësinë dhe se manjati i medias miliarder 85-vjeçar ishte “i lehtësuar dhe i kënaqur”.

Gjyqi ishte një përfundim i një çështjeje penale që përfundoi në gjykatën më të lartë penale të Italisë. Ajo gjykatë në vitin 2015 la në fuqi një vendim të gjykatës së apelit të vitit 2014 për lirimin e Berlusconit-it për akuzat se ai kishte paguar për seks me një prostitutë të mitur gjatë partive “bunga bunga” dhe kishte përdorur ndikimin e tij për ta mbuluar atë.

Berlusconi u fut në politikë tre dekada më parë, duke formuar partinë e tij të qendrës së djathtë, Forza Italia, i cili shërbeu tre herë si kryeministër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA