Në një tjetër moment therrës nga bota e egër, një këlysh i vogël majmuni shihej sot në disa foto që mbahej te trupi i nënës së tij, e cila varej e vdekur nga goja e një leopardi.
Këlyshi i vogël refuzonte të lëshonte trupin e nënës së tij pasi predatori e kishte vrarë atë në parkun kombëtar Luangwa në Zambia, pa e kuptuar rrezikun fatal në të cilin e vinte veten.
Një ditë më parë një fotograf dëshmonte një rast thuajse të njëjtë me këlyshin e majmunit nëna e të cilit ishte vrarë nga luanët në savanat e Afrikes se Jugut.
Edhe në këtë rast i vogli u vra nga leopardët e tjerë, në tufën e drejtuar nga femra Olimba – pas gjuetisë së 14 tetorit, sipas vendasve.
Momentet u kapën nga fotografi vendas i botës së egër Shafeeq Mulla i cili tha: “Natyra nuk është gjithmonë e shkëlqyeshme dhe këto foto tregojnë realitetin e ashpër të jetës në të.
“Për të pasur një mjedis të qëndrueshëm, kafshët duhet të vdesin që të tjerat të mbijetojnë”, shtoi ai.
Momentet e pashpresa tregonin kur bebja majmun mbahej te trupi i nënës së vrarë nga leopardi.
Top Channel