Peticion kundër ndotjes në Elbasan/ Banorët kërkojnë masa urgjente për zonën e ish-metalurgjikut

21/10/2021 15:23

Nuk është hera e parë dhe me siguri nuk do të jetë as herë e fundit që qytetarët e Elbasanit ngrihen kundër ndotjes, në emër të shëndetit të tyre.

Shoqëria civile dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur në qendër të qytetit për të firmosur një peticion ku kërkohet marrja e masave urgjente ndaj ndotjes që ka pushtuar zonën e ish kombinatit metalurgjik, e jo vetëm.

Edhe pse është konsideruar zona më e ndotur në Shqipëri, askush nuk ka marrë masa për disiplinimin e industrisë së rëndë që funksionon në ish metalurgji. Madje asnjë institucion shtetëror nuk jep një pasqyrë të saktë të saj çka ndodh këtu.

Së fundmi Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim për ndotjen në metalurgji subjekt hetimi do të jenë jo vetëm operatorët ndotës, por edhe institucionet shtetërore që nuk kryejnë detyrën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA