Marko në takimin që kishte me Tolen nuk ka nguruar të flasë edhe për dashurinë e tij të mëparshme. Ai ka thënë se marrëdhënia ka zgjatur për tre vite, por u është dashur të ndahen pas një ftohje, për shkak se vajza u largua jashtë vendit.
Debati:
Marko: Edhe në studio ja bëj me shenja asaj, por Mikela vjen vazhdimisht bën zgjedhje. Më kujtohet ajo që tha Arjani që atë albumin që i ke dhënë ti do ta mbushi me foto me çunat e tjerë.
Nuk ka qenë marrëdhënie e gjatë, por intensive. Ka zgjat 1 vit e pak, por ka qenë distancë. Vajzës iu del që të ikte shumë larg, pavarësisht se ne takoheshim, me kalimin e kohës u ftohëm dhe u ndamë. Jam bërë pishman për çdo histori timen, por për atë jo.
Tole: Kam tip të prerë, por kjo nuk do të thotë që nuk di të dashuroj.
Marko: Shumica e gocave në studio kanë dalë në takime për të bërë xheloz dikë.
Marko: Fakti që je pak çun king nuk do të thotë që je në piedestal. Të është rritur shumë mendja se me gjasme je i pëlqyeri i gocave. Vërtet mendon që mund të kesh marrëdhënie për Mikelën?
Bruno: Çe ke këtë që pyetjes i përgjigjesh me pyetje.
Top Channel