Numri i skulpturave që shfaqin kafshë në Londër është dyfishi i atyre të grave të njohura britanike.

Ky është rezultati i një studimi, pasi bashkia shpalli një fond prej 1 milion paund, me qëllimin për të mbrojtur diversitetin në hapësirat publike të kryeqytetit.

Nga të dhënat e këtij studimi mësohet se nga 1,500 monumente në Londër, më shumë se një e pesta i kushtohen burrave dhe vetëm 4% i kushtohen grave. Numri i skulpturave që shfaqin kafshë, pothuajse 100 të tilla, është sa dyfishi i atyre të grave.

Vetëm 1% e skulpturave i kushtohet njerëzve me ngjyrë, ku 0.9% janë burra dhe 0.2% janë gra.

Studimi, i cili është pjesë e një projekti të Art UK, i financuar pjesërisht nga City Hall, është analiza e parë e kryer për skulpturat dhe monumentet publike në të gjithë Londrën.

Ky projekt vjen pas deklaratës së kryebashkiakut Sadiq Khan, i cili dha detaje për projektin me një vlerë deri në 1 milion paund, me qëllim që monumentet në Londër, të pasqyrojnë më mirë diversitetin e kryeqytetit dhe arritjet e atyre personave që kanë kontribuar në zhvillimin e tij.

Ky financim është faza e parë e punës së Komisionit për Diversitetin në Hapësirën Publike, i cili fton organizatat e shoqërisë civile të paraqesin aplikime për grante me vlerë deri në 25 mijë paund, për të ndihmuar në rigjenerimin e hapësirave publike.

Një iniciativë e tillë krijon mundësi për të përfshirë ide të reja për artin e rrugës, emërtimin e rrugëve dhe projekte të tjera.

Ideja është për të realizuar një histori më të plotë të kryeqytetit”, tha zyra e kryetarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA