Gonzalo Higuain mund të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni. Sulmuesi argjentinas po sheh mundësinë për të varur këpucët në gozhdë në fund të këtij sezoni, sipas asaj që raporton “Sun Sport”.

Forma e treguar në edicionin e fundit mund ta shtyjë 33-vjeçarin që të marrë vendimin ekstrem për të dalë në pension në futbollin e luajtur.

“Pipita” aktivizohet prej vitin 2020 me Inter Miamin, megjithatë problemet fizike e kanë penguar në fraksione të ndryshme të sezonit. Higuain ka dhe 12 muaj kontratë me skuadrën e Inter Miamit me një pagë prej 5.7 milonë dollarësh, megjithatë drejtuesit po shohin mundësinë për të rishikuar detajet financiare ose për të ndërprerë kontratën. Në të tilla rrethana, vendimi mund të bëhet më i lehtë, me sulmuesin që po mendon seriozisht për ta mbyllur me futbollin e luajtur.

Higuain ka një një karrierë të pasur teksa ka luajtur me skuadra si River Plate, Real Madrid, Napoli, Juventus, Milan dhe Chelsea. Në më shumë se 473 ndeshje ai ka regjistruar 251 gola. Lajmi i publikuar ka shtangur një pjesë të tifozëve, megjithatë fjala e fundit i takon Higuainit, i cili mund të vendosë për ta mbyllur me futbollin e luajtur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA