Europa League/ Legia e Muçit bie në 15 minutat e fundit në stadiumin “Maradona”, Monaco befason PSV-në

21/10/2021 23:57

Mbrëmje për t’u shënuar në kalendar nga Ernest Muçi, i cili luajti për herë të parë titullar në një ndeshje të Europa League, pikërisht në stadiumin “Maradona” të Napolit, por jo për Legian, që u dorëzua në 15 minutat e fundit të sfidës, duke pësuar jo pak por tre gola.

Muçi qëndroi në fushë deri në minutën e 71-të, për t’u zëvendësuar më pas nga Emreli, ndërsa Kastrati në të njëjtin çast mori vendin e Luquinhas. Deri në ato çaste, Muçi kishte dhënë ndonjë shkëndijë, siç ishte rasti i fundit të pjesës së parë, kur detyroi Manolasin të ndërhynte për karton të verdhë.

Pesë minuta pas largimit nga fusha të ish-sulmuesit të Tiranës, Lorenzo Insigne realizoi golin e parë për vendësit, më pas e tundën rrjetën Osimhen dhe Politano. Pasi është luajtur gjysma e ndeshjeve në grupe, Legia kryeson me 6 pikë, 2 më shumë se Napoli dhe Leicester City.

Një sfidë mjaft e bukur, e transmetuar nga SuperSporti, ishte dhe ajo e zhvilluar mes PSV Eindhovenit dhe Monacos, e fituar 1-2 nga skuadra nga Principata. Boadou i dha epërsinë Monacos në pjesën e parë, por ekipi holandez barazoi me Gakpo në minutën e 59-të. Gjithsesi, miqtë gjetën golin e fitores me Diop një minutë para përfundimit të kohës së rregullt.

Europa League

Eintracht Frankfurt – Olympiacos Piraeus 3-1

Lokomotiv Moscow – Galatasaray 0-1

Napoli – Legia 3-0

PSV – Monaco 1-2

Rangers – Brondby

Sparta Prague – Lyon 3-4

Sturm Graz – Real Sociedad 0-1

West Ham – Genk 3-0

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA