Turmat mbushnin sot tempullin Shedagon në Mianmar duke ofruar temjan, qirinj e lule për festivalin tre-ditor budist të Tadingutit.
Festivali i këtij viti celebron zbritjen e Budës nga qielli.
Me rastin e festës, junta ushtarake që ka ardhur në pushtet ka thënë se do të lirojë qindra të burgosur të ndaluar në protestat e shkurtit kundër grushtit të shteti.
“Ndjehem shumë në paqe kur vij këtu te pagoda. Mendjen e kam të stresuar por këtu gjendet paqe, dëshirat të plotësohen”, thotë një rezident i Iangon.
Ndërsa një tjetër mendonte ndryshe. “Unë sugjeroj që festivali i Tradungut të festohet vetëm kur situata në vendin tonë të jetë përmirësuar”, tha Zar Ni.
Ky i fundit shtoi: “Duke nisur nga kjo ditë e hënës së plotë, i uroj çdo qytetari të Mianmar shëndet dhe paqe në mendje”.
Top Channel