Fotot intime të ish-sekretares shtetërore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Diana Hërkaloviç, e cila tashmë është e arestuar, janë publikuar sot.

Ajo ia kishte dërguar një ministri, në atë kohë një prej politikanëve më të fuqishëm në Serbi nga zyra ku punonte.

Në një fotografi, Diana Hrkaloviq, pozon më të brendshme me dantella, sipas mediave serbe.

Ish-zyrtarja akuzohet se dha urdhrin për ‘likujdimin’ e avokatit Dragoslav Misho Ognjanoviç.

Prokuroria deklaroi se kundër saj u ngritën kallëzime penale për abuzim me detyrën. Diana Hërkaloviç u emërua në pozitën e Sekretares së Shtetit në Ministrinë e Brendshme në vitin 2017.

Në atë kohë, funksioni i ministrit mbahej nga Nebojsha Stefanoviç ministri aktual i Mbrojtjes në Serbi.

Hërkaloviç përshkruhej si bashkëpunëtorja e tij më e afërt. Majin e 2019-ës, ajo dha dorëheqjen pa asnjë shpjegim. Emri i saj u përmend përsëri në media në janar të këtij viti kur u raportua se ishte një nga personat që është marrë në pyetje për çështjen e përgjimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Më herët, tabloidet pro-qeveritare e kishin lakuar emrin e saj për lidhje të supozuara me një klan kriminal. Zyra e Prokurorit për krim të organizuar në Beograd ka akuzuar Veljko Bellivukun dhe grupin e tij në një rast të profilit të lartë dhe sipas shtypit vendas, Hërkaloviç është marrë në pyetje pikërisht për lidhjet e saj me Bellivukun.

Ky i fundit dhe disa anëtarë të grupit të tij pretendohet se gjatë seancës gjyqësore deklaruan se Presidenti Vuçiç dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë kërkuar Bellivukut më shumë shërbime, të cilat përfshinin kontrollin e huliganëve të futbollit dhe protestave antiqeveritare.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA