Viti i ri akademik ka nisur me protesta për shkak të procedurës së vaksinimit që kërkohet. Në disa fakultete, studentët janë revoltuar sepse autoritetet kanë kontrolluar secilin prej tyre.

Studentë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Talk”, ku kanë folur edhe për paktin për Universitetin duke thënë se është një gënjeshtër pasi u premtuan disa gjëra dhe nuk u bë asgjë.

 “Vetëm për t’ua rikujtuar dhe atyre që na shohin. Pakti për Universitetin doli pas protestave shumë të mëdha të 2018 dhe pakt në vetvete do të thotë një marrëveshje mes 2 palëve. Pakt për Universitetin nuk ka pasur dhe nuk ka se si të ketë dhe si të flasim për të tani.

U premtuan disa gjëra, karta e studentit ishte një ndër pikat që u premtua por as me të nuk u bë asgjë, nuk përfituam asgjë dhe doja thjesht të sqaroja. Në momentin që flasim, në Universitetet e Tiranës janë regjistruar 8% më pak të studentëve se vitet më parë. Ky është problem real”, tha studentja.

Top Channel