Itali, firmoset marrëveshja mes Universitetit të Mjekësisë Tiranë dhe Universitetit të Bolonjës për diplomat e dyfishta të doktoraturës

18/10/2021 14:28

Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi është ditën e sotme në Bolonja të Italisë, ku është firmosur marrëveshja mes Universitetit të Mjekësisë Tiranë dhe Universitetit të Bolonjës për di­plomat e dyfishta të doktoraturës.

“Sot, në Bolonja të Italisë, së bashku me Rektorin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, Prof. Arben Gjata, ku hodhëm një hap të rëndësishëm me firmosjen e marrëves­hjes me Universitet­in e Bolonjës për di­plomat e dyfishta të doktoraturës”, shprehet Kushi në publikimin e saj.

Ajo nënvizon edhe rëndësinë e kësaj marrëveshjeje:

“Kjo nismë e frytshme i hap udh­ën kërkuesve shkencorë dhe doktorantëve tanë për të zhvilluar më mirë kapacitetet e tyre kërkimore-shke­ncore, si dhe për të thelluar më shumë mundësitë e bashkëpunimit edhe në fushën e shkëm­bimeve të studentëve e pedagogëve dhe të partner­itetit për pro­gramet “Erasmus+”, “Horizon Europe” etj.”, shkruan Ministrja Kushi.

Ndër të tjera, ajo shprehet se:

“Si Ministre e Arsimit dhe Sportit, jam me të vërtetë krenare për konkretizimin e kësaj marrëveshje­je, sepse reflekton më së miri objektivin tonë madhor për ndërkombëtarizimin e universiteteve shqiptare, me fokus rritjen e cilësisë së arsi­mit të lartë, si dhe një lidhje më të ngushtë me nevojat e tregut të punës”.

Top Channel