Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u bë pjesë e programit përmes një lidhje skype gruaja më e gjatë në botë.

Është fjala për 24 vjeçaren Rumeysa Gelgi, e cila ka thyer 2 herë rekordin Guinness.

Ekskluzivisht për “Ftesë në 5” ajo tregoi se ishte bullizuar kur ishte fëmijë për shkak të gjatësisë dhe sindromës weaver nga e cila vuan.

Përpos të gjithave, Rumeysa pohoi se përpiqet të bëjë një jetë normale, të shkollohet e të socializohet me miqtë.
E pyetur nga Bieta, ajo zbuloi se ëndrra e saj më e madhe janë udhëtimet, gjë që për fat të keq nuk mund t’i realizojë për shkak të gjatësisë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA