Në Maqedoninë e Veriut u zhvilluan zgjedhjet lokale, të shtatat në historinë e vendit që pas shpalljes së Pavarësisë.

1.8 milionë banorë kishin të drejtën e votës për të zgjedhur mbi 303 kandidatë për kryetarë komunash dhe këshillat e tyre bashkiakë.

Në disa qendra, votimi ka vijuar edhe pas orës 19:00 për shkak të problemeve me paisjet e identifikimit biometrik. Mosfunksionimi i tyre ka çuar në vonesa, duke mos i dhënë qytetarëve mundësinë të ushtrojnë të drejtën e votës.

Në këto zgjedhje garojnë dy koalicione të mëdha. Nga njëri krah LSDM dhe BDI e Ali Ahmetit synojnë të mbajnë shumicën e komunave, ndërsa përballë tyre është partia VRMNO-DRPE, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës.

Ndërkohë partia tjetër Besa garon e vetme, ashtu si dhe shumë kandidatë dhe këshilltarë që janë pa siglën e një partie.
Dy kryetarët e partive më të mëdha shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti dhe Zijadin Sela kanë dhënë mesazhet e tyre gjatë votimit.

Ali Ahmeti: Si zakonisht urimi i parë është që zgjedhjet të shkojnë sipas të gjitha standardeve sepse zgjedhjet e lira në këtë shtet janë pasqyra e ushtrimit të demokracisë edhe pse të gjithë kemi investuar për standarde të mirëfillta së paku ky nivel të rritet dhe shpresoj që qytetarët të përcaktohen për frymën dhe programet më të mira.

Zijadin Sela: Sot është dita kur flitet në heshtje, flitet zëshëm, duke rrethuar kandidatin që mendojnë, nëse janë të kënaqur të shpërblehen politikat të cilat janë për të shpërblyer, në të kundërtën t’i dënojnë politikanët të cilët janë për t’i dënuar dhe të hapin shtigje për një perspektivë, ndryshim dhe për një model ndryshe qeverisje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA