
‘Ngërçi’ në kuvendin e Kosovës/ Osmani takim me partitë politike: Lejohet votimi i fshehtë, por duhet konsensus
04/07 12:33
Vëzhguesi dhe komisionieri i njërës prej qëndrave të votimit në Kosovë janë vënë nën prangat e policisë në Kosovë pasi akuzohen për shitblerje të votës.
Dy të arrestuarit, vëzhguesi dhe komisionieri nga qendra e vendvotimit në gjimnazin ‘Hamdi Berisha’, në komunën e Malishevës akuzohen për veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.
Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, dhe inkurajojnë qytetarët që të raportojnë çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor.
Top Channel