
Ferit Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) prin në zgjedhjet komunale për kryetar të Vushtrrisë sipas rezultateve preliminare të KQZ-së.
Deri më tash janë numëruar 69.39 për qind ose 68 nga 98 vendvotime dhe kandidati i PDK-së ka 34.99 për qind ose 7137 vota.
Kryetari aktual i Vushtrrisë, njëherësh kandidati i LDK-së Xhafer Tahiri renditet i dyti me 34.07 për qind ose 6983 vota.
Arsim Rexhepi i Lëvizjes Vetëvendosje renditet i treti me 26.24 për qind ose 5379 vota.
Katër kandidatët e tjerë sipas rezultateve preliminare aktualisht janë në kuotën nën 2 për qind.Kandidati i Nisma Ekrem Kastrati prin në zgjedhjet komunale për Malishevës sipas rezultateve preliminare të KQZ-së.
Ai nga 60.81 për qind të votave të numëruara ka fituar 37.54 për qind ose 4897 vota.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Isni Kilaj ka 25.76 për qind në vendin e dytë ose 3361 vota.
Ndërsa, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës Bajrush Hoti renditet i treti me 18.04 për qind ose 2353 vota.
Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka 14.93 për qind ose 1948 vota në vendin e katërt, Kastriot Berisha nga AAK 3.47 për qind ose 453 vota në vendin e pestë dhe Selajdin Bytyçi nga SB 0.25 për qind ose 33 vota./KosovaPress/
Top Channel