Gara për ilaçin e ri të Covid/ CNN: Bum porosish nga vendet aziatike. Pilula e re nuk do mjaftojë për vendet e treta

17/10/2021 20:03

Shumë vende në Azi dhe Pacifik ishin të ngadalta në sigurimin e vaksinave anti Covid.

CNN thotë se këto vende nuk janë duke bërë të njëjtin gabim, kësaj here dhe kanë nxituar të porosisin medikamentin më të ri anti Covid.

Bëhet fjalë për Molnupiravir prodhuar nga kompania farmaceutike amerikane Merck.

Ky medikament shihet me potenciale të mëdha për ata të cilët nuk mund të marrin vaksinat e deritanishme.

Kompania Merck ka kërkuar nga agjencia amerikane e barnave autorizimin për futjen në qarkullim të këtij medikamenti në formën e kapsulës, i pari medikament oral anti-viral, kundra Covid19.

Megjithatë ekspertët thonë se ky medikament shihet si shumë premtues, ata shprehin shqetësimin se njerëzit do ta përdorin atë si alternativë ndaj vaksinës ofruese e mbrojtjes më të mirë.

Gara në të cilën është futur azia në blerjen e Molnupiravir mund të përsërisë skenat e vitit të shkuar kur vendet e pasura blenë vaksina me shumicë duke lënë pas vendet me të ardhura e mundësi të pakta financiare.

Molnupiravir shihet si një hap pozitiv në luftën me Covid 19 pasi pacientët nuk kanë nevojë të shtrohen në spitale.

Personat që rezultojnë pozitiv me Covid 19, u rekomandohet të marrin kapsulat 200 miligramshe dy herë në ditë nga katër kapsula për pesë ditë. Në total 40 kapsula.

Ndryshe nga vaksinat që funksionojnë me kundra veprim të sistemin mbrojtës, ky medikament shkatërron përsëritjen e virusit duke e bërë të prodhojë të tjerë virus të pashëndetshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA