
Komisioni Qendror Zgjedhor ka filluar publikimin e rezultateve preliminare për zgjedhjet lokale të mbajtura sot.
Nga 26 për qind të numërimit të votave Gjakova nuk shkon në balotazh.
Ardian Gjini nga 26 për qind e votave të numëruara ka fituar mbi 51 për qind, e pasuar nga Mimoza Kusari-Lila me 33.61 për qind të votave.
Kandidati i PDK-së Bedri Hamza prin me 54.47 për qind të votave ose 12.432 vota në zgjedhjet e sotme për kryetar të komunës së Mitrovicës Jugore.
Kryetari aktual Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje renditet në pozitën e dytë me 33.97 për qind ose 7752 vota.
Armend Agolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka 11.56 për qind ose 2638 vota.
KQZ deri më tash ka numëruar 74.26 për qind të vendvotimeve ose 75 nga gjithsej 101./KosovaPress/
Top Channel