​Haradinaj: Kemi fituar në gjashtë komuna dhe në një jemi në balotazh

17/10/2021 20:59

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kanë fituar në gjashtë komuna në zgjedhjet lokale, ndërsa në Istog janë në balotazh.

Në një konferencë pas mbylljes së vendvotimeve, Haradinaj tha se në bazë të dhënave kanë fituar në Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Klinë, Deçan dhe Junik.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këto zgjedhje ka shënuar rezultatin më të mirë. Të dhënat tona flasin se kemi fituar gjashtë komuna, në Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Klinë, Deçan dhe Junik. Po ashtu, shkojmë në balotazh në Istog, po ashtu ka rritje të votës në Pejë, Prishtinë, Podujevë dhe komuna të tjera. Kjo është një fitore e pritshme për ne, falë vlerave që ka Aleanca”, tha ai.

I pyetur nga KosovaPress për pozicionin e AAK-së në koalicionet e mundshme në balotazh, Haradinaj tha se për gjitha qytetet do të konsultohet me degët e partisë.

“Ne kemi një traditë, konsultohemi me degët tona, ato vendosin për veprimet e mëtejme. Pra, për çdo veprim të natyrës së koalicionit vendosin degët”, tha Haradinaj./KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA