Hetimi për vdekjen e katër turistëve rusë në saunan e një hoteli në Qerret ka nisur, ndërsa po merren në pyetje të gjithë dëshmitarët okularë.

Gazetarja Anila Hoxha ka siguruar dëshmitë e punonjësve të hotelit, që kanë pasur kontaktet e fundit me katër turistët.
Referuar dëshmive të tyre, behët me dije agjenda e rusëve. Ata kishin rezervuar në vendin tonë përmes një agjencie turistike dhe kanë mbërritur në Shqipëri të dielën e kaluar.

Ditën e fundit të jetës, të katërt kanë udhëtuar drejt Ohrit. Në darkë kishin rezervuar xhakuzi në ambientet e hotelit, por kanë mbërritur me vonesë, rreth orës 20:30, sipas një punonjëseje.
Pasi zbritën nga dhoma shkuan në katin e nëndheshëm, ku ndodhet xhakuzi. Në hotel nuk kanë konsumuar ushqime apo pije.

Kur punonjësja i ka pyetur nëse u duhet diçka, janë përgjigjur se kanë nevojë për privatësi.
Sipas punonjëses, ajo ka shkuar sërish t’i pyesë nëse duan të porosisin gjë dhe sërish kanë marrë të njëjtën përgjigje.
Më vonë, ka shkuar t’i thotë që do ambienti i xhakuzit dot të mbyllet, por i ka gjetur të pajetë personat.

Viktimat ishin të afërm me njëri-tjetrin. Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe u gjetën pajetë nga një punonjëse e personelit, recepsionistja e hotelit, ku ishte akomoduar grupi i shtetasve rusë.

Anila Hoxha raporton se menjëherë pas ngjarjes, është njoftuar ambasada ruse, që u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të jenë të pranishëm gjatë ekspertizës mjeko-ligjore, për të parë më pas si do te procedohet nga Prokuroria e Kavajës.

 

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA