Marrëveshja e re me kompaninë që prodhon vaksinat anti Covid, “Pfizer & Biontech” u dekretua sot nga presidenti Ilir Meta.

Dekretoj shpalljen e ligjit nr. 102/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 29, datë 13.9.2021, “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021”, shkruhet në dokumentin e bërë publik nga Presidenca.

Vetë drejtori ekzekutiv i kompanisë Pfizer Albert Bourla ishte në Shqipëri disa ditë më parë, ku pa nga afër kushtet si ruhen vaksinat dhe në një intervistë për Top Channel, tha se “jemi duke biseduar  me qeverinë shqiptare për më shumë 1 milion doza”.

Manastirliu tha se brenda tetorit presin të vijnë 170 mijë doza vaksine falë marrëveshjes me kompaninë Pfizer.

Në Shqipëri ne kemi aktualisht rreth 665 mijë të vaksinës Pfizer. Po presim në fakt dorëzimin e pjesës së parë të dërgesës nga kontrata e re, në datën 17 tetor, 170 mijë doza vaksine”, tha Manastirliu.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA