24/11 09:50
Alvisa foli sërish këtë të premte për dyshimet e saj se Ada ka një marrëdhënie jashtë programit.
“Unë jam betuar për familjen që jam ndarë nga ai (Hyseni). Betohu ti që nuk je e lidhur jashtë”, i tha Alvisa me tone të ashpra Adës.
Ada u përgjigj se nuk është aspak e vërtetë, por edhe djem të tjerë në studio u shprehën me dyshim për këtë fakt. Këtë puntatë të emisionit, Ada “theu akullin” me Edin, pasi ky i fundit i kërkoi falje për ofendimet që i kishte bërë dhe së bashku dhuruan një kërcim shumë romantik për publikun.
Top Channel