Vlorë/ Kishte fshehur mjetin lundrues 11 metra dhe kishte të dhëna të rreme me vlerë 15 mijë euro, arrestohet 52-vjeçari

14/10/2021 14:10

Është vënë në prangat e policisë së Vlorës një 52-vjeçar që dyshohet se fshihet mjetin lundrues me gjatësi 11 metra me qëllim trafikimin e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në magazine e tij është gjetur mjeti lundrues pa motorë, i cili nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se ishte prodhuar nga kantieri i shtetasit A. M., si dhe ishte magazinuar aty prej tij.

Gjithashtu, shtetasi A. M. ka lëshuar një faturë tatimore të dyshuar të falsifikuar, me të dhëna të rreme të blerësit, më vlerë 15.000 euro, të pashoqëruar me kupton tatimor dhe të padeklaruar në organet tatimore.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 52 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

“Në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, se në një magazinë, pranë “Pylli të Sodës”, ndodhej një mjet lundrues, i cili mund të përdorej për trafikim, menjëherë kanë organizuar punën për gjetjen e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinë është gjetur dhe sekuestruar një mjet lundrues me gjatësi 11 metra, pa motorë, i cili nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se ishte prodhuar nga kantieri i shtetasit A. M., si dhe ishte magazinuar aty prej tij”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel