Në Drezdenin e rrënuar nga bombardimet, gërshetohen dhe shkrihen jetët e Isak Dresnerit, djaloshit hebre gjerman që ka gjetur strehë në qilarin e një dyqani zogjsh për t’i shpëtuar përndjekjes naziste, Bonifac Vogelit, pronarit të dyqanit, si dhe piktores Cilia Kacev, e cila, me fustanin e gjelbër dhe zemrën e mardhur, i përshkon jetët e të dyve si hija e lehtë e një harabeli.

Në këtë trekëndësh ia beh dhunshëm Matias Popa, autorí i Kukulla e Kokoshkës, që rrëfen historinë e piktorit Oskar Kokoshka dhe kukullës së tij, ndërtuar sipas imazhit dhe ngjashmërisë me të dashurën Alma Mahler.

Me ironi të madhe dhe shpirt krijues, Afonso Cruz ndërton një lojë madhështore matrioshkash, ku takohen realiteti dhe trillimi dhe ku vështrimi i tjetrit është themelor për historinë dhe identitetin tonë.

Detaje të librit
Titulli i librit: KUKULLA E KOKOSHKËS
Autor: Afonso Cruz
Kolana: Letërsi Europiane
Gjinia: Roman
Nr. Faqe: 246
Përktheu: Agim Doksani
Viti i botimit: 2021
Çmimi: 1000 Lekë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA