Ketri gjigand indian habit internetin dhe shkencën me ngjyrat dhe bukurinë (fotot)

14/10/2021 21:43

Kur eksperti i ketrave John Koprowski pa për herë të parë gjigantin indian Malabar nuk i besonte dot syve.

Kafsha dukej më shumë si një majmun sesa një ketër prej masës së madhe.

John i cili kishte ardhur për vizitë në Indi, u mahit jo vetëm nga masa e Malabarit por dhe nga ngjyrat e pellushit të tij unik.

“Këta janë vërtet gjigantë!” tha Koprowski, profesor në fakultetin e burimeve natyrore dhe mjedisit në universitetin e Arizona.

Dhe në fakt ku ketër është sa të paktën dyfishi i ketrit klasik gri evropian e amerikan.

Ndërsa pellushi i tij mund të marrë një seri ngjyrash të çuditshme si e zezë, kafe, portokalli, e murrme dhe e purpurt.

Ngjyrat e tij të pazakonta me motivet e rralla, janë jo vetëm një aspekt estetik i kafshës,  por e ndihmojnë të mbijetojë në botën e egër.

“Në lartësitë e ulëta e te mesme të pyllit të dendur, ngjyrat në muanca të ndryshme janë një përshtatje e mirë për të shmangur zbulimin”, thotë Koprowski.

“Por kur i sheh ato në dritën e diellit, ngjyrat e vërteta dalin në pah bashkë me bukurinë e pellushit”.

Ketrat indianë Malabar ushqehen me fruta, lule, fruta të thata dhe lëvore pemësh. Disa nënspecie të tyre janë omnivore (hanë gjithçka, përfshi dhe mishin)  duke konsumaur insekte apo vezë zogu.

Malabarët jetojnë në degët e pemëve dhe rrallë zbresin në dyshemenë e pyllit. Kërcimi i tyre mund të arrijë deri në 7 metra largësi.

Specia bukuroshe nuk raportohet në rrezik zhdukjeje, por autoritetet thonë se gjithsesi duhet mbrojtur. Shenset e pikasjes së tyre në botën e egër janë shumë të rralla.

FOTO GALERI
1/10
Kur eksperti i ketrave John Koprowski pa për herë të parë gjigantin indian Malabar nuk i besonte dot syve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA