IuteCredit Europe emeton 75 milione Euro obligacione për tu tregetuar në Bursat e Frankfurtit dhe Talinit

14/10/2021 15:15

Obligacionet e reja të IuteCredit do të tregtohen në Bursat e Frankfurtit dhe Talinit
Iute po injekton 75 milionë Euro në ekonomitë e vendeve ku zhvillon aktivitet
Më shumë se 2,500 investitorë europianë morën pjesë në emetimin e bonove
Emetimi i suksesshëm i obligacioneve të IuteCredit do të stimulojë ekonominë e Shqipërisë
Kompania mëmë e IuteCredit Albania, IuteCredit Europe, me qendër në Tallinn, Estoni, ka emetuar me sukses Obligacione të Siguruara, në tregjet ndërkombëtare. Nëpërmjet ofertës publike fillestare IuteCredit ofroi për shitje obligacione me vlerë totale prej 50 milionë Eurosh por kjo ofertë u tejkalua nga investitorët të cilët kërkuan të investojnë 75 milionë Euro.

“Ne jemi krenarë për besimin që i është dhënë IuteCredit nga investitorët institucionalë, bizneset dhe individet. Të ardhurat e emetimit do të vazhdojnë të mbështesin Iuten në ndjekjen e misionit tonë, që është krijimi i një përvojë të jashtëzakonshme në fushën e financave personale. Kjo gjithashtu provon besimin e investitorëve për tregjet ku Iute zhvillon aktivitetin e saj, ” tha Tarmo Sild, Drejtor i Përgjithshëm (CEO) i Grupit IuteCredit.

Ai shtoi se të ardhurat nga emetimi i obligacioneve do të përdoren nga Iute për financimin e rritjes se aktivitetit në tregjet ku ajo vepron, në tregje të reja ku synon të hyjë, si edhe për të rifinancuar borxhin ekzistues. Sipas Sild, me emetimin e obligacioneve aktuale Iute ka hapur një kapitull të ri në historinë e kompanisë.

“Premtimi i Iute për klientët është të ofrojë një përvojë të jashtëzakonshme financiare, duke ofruar shërbimin më të shpejtë dhe më komod. Ende ka shumë klientë që duan dhe kanë nevojë për një shërbim të tillë, ndaj ne duam t’iu shërbejmë atyre, duke rritur njëkohësisht kompaninë tonë ” tha ai.
Akan Ajdini, Drejtor i Pergjithshem i IuteCredit Albania komenton:

“Obligacionet e emetuara më parë si dhe obligacionet e reja të sapo emetuara të cilat do të tregtohen në Bursat e Frankfurtit dhe Talinit përbejne pjesën kryesore të fondeve të nevojshme për të vazhduar kredidhënien. Une jam i lumtur që një pjesë e parave të investitorëve europiane, qofshin këta institucione financiare, kompani ose individë të cilet kane blerë obligacionet, do te investohen në Shqipëri duke stimuluar më tej kredidhënien konsumatore dhe rrjedhimisht ekonominë Shqiptare.”
Obligacionet e parashikuara për emetim në tregjet me pakicë u shitën plotësisht, për një shumë totale prej 20 milionë Eurosh. Prej tyre, gati 18 milionë Euro u financuan nga më shumë se 2,500 investitorë të vegjël në Vendet Balltike. Ndërkohë, rreth 75% e vlerës së përgjithshme të emetimit u financua nga më shumë se 30 investitorë institucionalë në të gjithë Evropën.

Obligacionet e reja pritet të përfshihen në Tregjet e Rregulluara të Bursës së Frankfurtit dhe Bursës Nasdaq Talin. Dita e parë e tregtimit në Bursën e Frankfurtit ishte më 6 tetor 2021, ndërsa në Bursën Nasdaq Talin tregtimi nisi ne date 11 Tetor 2021. Obligacionet e Siguruara me maturim në vitin 2026 u emetuan me një normë interesi prej 11% në vit, të pagueshme çdo gjashtë muaj.
IuteCredit emetoi 75 milionë Euro Obligacione të Sigurta të Korporatave të Siguruara (ISIN: XS2378483494) përmes filialit të saj në pronësi të plotë IuteCredit Finance S.a.r.l.

RRETH IUTECREDIT:
Iute është një kompani udhëheqëse evropiane e financave personale, e themeluar në vitin 2008. Grupi është i specializuar në huatë me këste dhe shërbimet e pagesave të menjëhershme nëpërmjet filialeve të kontrolluara në masën 100%, nëpërmjet kapitalt aksioner dhe fondeve për mbështetjen e huadhënies. IuteCredit u shërben klientëve aktualisht në Moldavi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Bullgari, dhe Bosnjë & Hercegovinë.

Produktet e huasë së IuteCredit janë kredi konsumatore të pasiguruara me maturim nga 1 muaj deri në 48 muaj dhe kredi të siguruara me makina me maturim deri në 72 muaj. Misioni i IuteCredit është të krijojë përvojë të jashtëzakonshme në financat personale duke tejkaluar pritshmëritë e klientëve.
www.iutecredit.com

Top Channel