Dënohet me vdekje burri që vrau ish-gruan me djegie, gjatë trasmetimit direkt (fotot)

14/10/2021 15:18

Një burrë nga Kina është dënuar sot me vdekje për vrasjen e ish-gruas duke e lagur me vajguri e duke i vënë zjarrin gjatë një prej trasmetimeve të saj direkte në rrjet.

Amuchu, 30-vjeçarja tibetiane e njohur në rrjetet sociale si  Lamu, vdiq pasi u ndez në flakë nga ish-bashkëshorti i saj Tang Lu në shtator të vitit të kaluar.

Ajo pësoi djegie në 90 përqind të trupit dhe vdiq në spital dy javë më vonë nga plagët.

Amuchu ishte divorcuar nga Tang – i cili kishte disa precedentë dhune dhune ndaj saj – në qeshor  2020, disa muaj para se ajo të vritej në shtëpinë e prindërve të saj.

Vrasësi u dënua me vdekje nga gjykata e prefekturës së Aba në provincën jugperëndimore të Sichuan, ku jetoj një shumicë rezidentësh tibetianë.

Gjykata tha se krimi i tij ishte “veçanërisht mizor dhe me pasoja të rënda”, prandaj kërkonte dënim të rëndë në zbatim të ligjit.

Në kohën e vdekjes së gruas nisi një lëvizje e gjerë kundër dhunës shtëpiake.

Lamu ishte një komentuese e njohur në rrjetet sociale dhe kishte rreth 782,000 ndjekës në platformën Douyin, njëfarë versioni kinez i Tik Tok.

Në videot e saj Lamu dokumentonte jetën rurale kineze ndërsa në të tjera ajo imitonte interpretime këngësh që pëlqente.

Kina ka shpallur krim dhunën shtëpiake në vitin 2016, por çështja mbetet e pandjekur dhe e paraportuar, veçanërisht në zonat rurale.

Aktivistët thonë se ankesat e viktimave nuk merren seriozisht nga policia dhe cështja shpeshherë konsiderohet si çështje familjare e jo shoqërore.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/10/02/modelja-e-tiktok-digjet-nga-ish-burri-ne-transmetim-direkt-fansat-degjojne-ulerimat/?foto=3#g

FOTO GALERI
3/3
Gjykata tha se krimi i tij ishte “veçanërisht mizor dhe me pasoja të rënda”, prandaj kërkonte dënim të rëndë në zbatim të ligjit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA