Modelja e TikTok digjet nga ish-burri në transmetim direkt, fansat dëgjojnë ulërimat

02/10/2020 17:24

Një modele e rrjetit TikTok ka vdekur pasi ish-burri i saj i tërbuar raportohet se i vuri zjarrin teksa po transmetonte direkt në rrjet.

Viktima 30-vjeçare e njohur si Vajza e Zezë Ram në rrjetin TikTok u sulmua mizorisht më 14 shtator në krahinën perëndimore kineze Aba.

Ish-burri i saj raportohet se kishte hyrë me forcë në shtëpi dhe kishte kryer sulmin brutal para familjarëve të saj.

Ram pësoi djegie që mbulonin 90% të trupit të saj dhe ra në gjendje kome.

Ajo luftoi për jetën në njësinë e kujdesit intensiv por vdiq dy ditë më parë.

Policia arrestoi sulmuesin e identifikuar vetëm si Tang, për vrasje të qëllimshme.

Disa raportime thonin se burri nisi sulmin pas nisjes së procedurave të divorcit prej dhunës shtëpiake. Çifti kanë dy vjem të rinj.

Ram ishte një komentuese e njohur në rrjetin Douyin, dega kineze e TikTok.

Ajo kishte më shumë se 782,000 ndjekës dhe transmetimin e fundit e kishte bërë më 14 shtator.

Ram kishte performuar një këngë për fansat por më vonë transmetimi ishte ndërprerë dhe fansat kishin dëgjuar ulërima, sipas raportimit të Beijing Youth Daily.

Pas tragjedisë rreth 1 milionë huan (€130,000) u mblodhën nga fansat për trajtimin dhe familjen e saj.

Në fillim të këtij muaji video e një njeriu që qëlloi me pushkë shotgun në fytyrën e tij u shpërnda gjerësisht në rrjetin TikTok.

Ronnie McNutt, 33 vjeç, vrau veten në shtëpinë e tij në Mississippi më 31 gusht, teksa transmetonte direkt nga kompjuteri në shtëpinë e tij.

FOTO GALERI
3/3
Ajo luftoi për jetën në njësinë e kujdesit intensiv por vdiq dy ditë më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA