Turqia dënon ‘hipokrizinë’ e SHBA e Rusisë, për sulmet në veri të Sirisë (fotot)

13/10/2021 19:42

Turqia ka thënë sot se SHBA por dhe Rusia mbajnë përgjegjësi për serinë e sulmeve vrasëse në zonën e saj kufitare me Sirinë, duke paralajmëruar se Ankaraja ka të drejtë vetëmbrojtjeje.

“Sipas marrëveshjes me Rusinë e Shtetet e Bashkuara, dy vendet duhet të mbanin terroristët 30 km larg në rajon. Në Tal Rifat e Minbej, Rusia duhet të eliminonte ose shtynte prapa militantët kurdë, por premtimet nuk u mbajtën”, tha minsitri i jashtëm turk.

Mevlut Cavusoglu shtoi më tej: “Për fat të keq Rusia e SHBA mbajnë përgjegjësi për sulmet e fundit kundër civilëve dhe ndaj nesh në rajon, sepse nuk kanë mbajtur fjalën e tyre”.

“Prandaj ne do të bëjmë gjithçka nevojitet për të spastruar këto territore nga terroristët.”

“SHBA tani thotë se i dënon sulmet ndaj aleatit të tyre, por cilët po i furnizojnë këta terroristë me armë? Jeni ju, SHBA”.

“Ju po i jepni atyre armët dhe dënoni sulmet e tyre sa për fasadë. Këtu është e dukshme mungesa juaj e sinqeritetit”, tha minsitri turk.

FOTO GALERI
3/3
"Prandaj ne do të bëjmë gjithçka nevojitet për të spastruar këto territore nga terroristët”, shtoi ai

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA