Ibrahimaj: Shqipëria gati për të dalë në Eurobond, pagat do vazhdojnë të rriten në mandatin e tretë

13/10/2021 12:57

Në përfundim të mbledhjes që qeverisë ministrat Ibrahimaj, Çuçi dhe zv/kryeministri Ahmetaj kanë dalë në një komunikim për mediat në lidhje me vendimet e marra.

Ministrja Delina Ibrahimaj u shpreh se këshilli i ministrave ka miratuar 3 projektvendime të rëndësishme për ekonominë e vendit.

E para është projektligji i Eurobondit që është në mbështetje të detyrave të financës për garantimin e financimeve për mbështetjen e buxhetit. Ibrahimaj deklaroi se Shqipëria është gati për të dalë në Eurobond në fund të muajit tetor për të siguruar një huamarrje që do të sigurojë mbështetje buxhetore.

Ajo u shpreh se gjatë mbledhjes së ditës së sotme, është miratuar vendimi për eksportet dhe importet si pjesë e nismës “Open Balkan”. Ndërsa projektvendimi i tretë lidhet me dhënien me qira të një sipërfaqeje në Vlorë, një projekt mjaft madhor që do të ndihmoj edhe turizmin në Shqipëri.

Ibrahimaj theksoi se ekonomia shqiptare ka ardhur në përmirësim, duke shtuar se pagat janë rritur dhe do të vazhdojnë të rriten sipas programit të paraqitur për katër vitet e ardhshme.

Ibrahimaj: Siç u anoncua sot këshilli ministrave miratoi një projekt vendim të veçantë,ligjet me projektligjin e Eurobondit. Ky ligj është në mbështetje të detyrave të financës për garantimin e financimet për mbështetjen e buxhetit. Eurobondi nuk është një proces që fillon këtë vit për herë të parë, por është e 5 herë që Shqipëria del në tregjet ndërkombëtare për të marrë fonde në monedhë të huaj. Ky ka qenë një test për të testuar tregjet ndërkombëtare dhe kredibilitetin e qeverisë për të financuar bondin e qeverisë. Ndër vite që prej herë së parë vlera e financuar ka ardhur në rritje, gjithashtu edhe interesi i Eurobondit ka ardhur në ulje. Ndër vite ne kemi krijuar një ekonomi më të qëndrueshme për tregjet. Këtë vit eurobondi pritet të emëtohet në vlerën nga 500 deri 700 mln euro. Do të jemi gati për të dalë në treg në fund të muajit tetor ose fillim nëntori. Jemi duke ndjekur të gjitha procedurat dhe të jemi gati për të emetuar Eurobondin në momentin më të parë kur tregjet do të ndikojnë që normat e interesit janë të ulëta. Sigurisht që tregjet këtë herë kanë pasur problematike për shkak të krizës energjetike, apo sinjaleve nga ekonomia globale për tkurrje të politikave monetare. Kushtet janë të favorshme për të dalë brenda këtij viti në Eurobond me qëllim garantimin e huamarrjes. Huamarrja do të merret për të financuar një pjesë të buxhetit, një pjesë për mbështetje të arsimit, infrastrukturë etj, do të mbetet edhe ëpr vitin tjetër.
Kemi miratuar dy projektvendime të tjera. Njëra lidhet me nismën ‘Open Balkans’, iniciative mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë. Do të ndiqet nga një plan masash që do të garantojë lëvizje të lirë të mallrave, kjo vjen si suport i subjekteve që operojnë në Shqipëri dhe tregtojnë me këto vende. Synojmë ta hapim në të gjithë vendet e CEFTës.
I treti lidhet dhënia me qira të një sipërfaqeje në Vlorë, është një projekt madhor që do të zhvillojë turizmin.
Ne prej dy javësh kemi pasur diskutime të nivelit teknik kryesisht. Ndajmë një mendim që ekonomia shqiptare ka ardhur në përmirësim dhe ka treguar stabilitet. Dhe gjithashtu i ka potencialet për të përballuar krizën energjetike. Nuk ka pasur ende rritje të normës së interesit. Ka pasur disa rritje të çmimeve. Pagat janë rritur dhe do vazhdojnë të rriten sipas programit të paraqitur për katër vitet e ardhshme

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA