I skuqur në fytyrë, Gjekmarkaj largohet nga Komisioni: Erdha për respekt, nuk rri dot për arsye shëndetësore

13/10/2021 11:20

Kryetari i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Agron Gjekmarkaj është larguar nga seanca.

Pas rreth një ore, Gjekmarkaj, i cili dukej se ishte skuqur në fytyrë, tha se erdhi në komision vetëm për respekt por i duhej të largohej pasi nuk qëndronte dot më shumë për arsye shëndetësore.

Gjekmarkaj: Para se t’ja kaloj fjalën zonjës ministre, për arsye shëndetësore nuk rri dot, erdha për respekt. Kam nderin t’ia kaloj drejtimin e seancës Petro Koçit. Ju kërkoj ndjesë për mungesën time. Faleminderit.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel