Familja e kërkonte prej disa ditësh! Gjendet i dekompozuar trupi i 71-vjeçares në afërsi të Petroliferës në Vlorë

13/10/2021 10:40

Trupi i pajetë i një 71-vjeçarje është gjetur nga disa peshkatarë të mërkurën në mëngjes në zonën e Petroliferës në Vlorë.

Burimet nga policia thanë se shtetasja me inicialet N.M., e cila vuante nga skleroza, ishte larguar prej tre ditësh nga banesa.

Mësohet se peshkatarët e gjetën trupin e pajetë të gruas pranë shkëmbinjve, në afërsi të molit të Petroliferës.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë mbi gjetjen e një trupi të pajetë në afërsi të molit të Petroliferës, u bë e mundur identifikimi e shtetases N. M, 71 vjeç, e cila ishte larguar nga banesa me datë 09.10.2021 dhe vuante nga skleroze”, njofton policia.

Gjithashtu, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

FOTO GALERI
2/6

Top Channel