Kosova mbajti seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Gjeorgjinë që zhvillohet të martën mbrëma.

Të gjithë futbollistët ishin në dispozicion të trajnerit Bernard Challandes, përfshirë edhe Lirim Kastratin, i cili kishte probleme fizike por i ka kaluar dhe do të jetë I gatshëm për ndeshjen e para fundit kualifkuese për Botëror.

Tomas Richard fillimisht bëri nxemjen e zakonshme, ndërsa pastaj Challandes u morr me aspektin taktiko teknik, ku arriti të krijojw një ide mw të qartë me futbollistët të cilët pritet të luajnë.

Angazhimi maksimal në humbjen nga Suedia ka bërë që disa lojtarë të ndjenjë lodhje dhe si rrjedhojë pritet të ketë ndryshime ne formacion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA