Governatori i Texas në SHBA ndalon vaksinimet e detyruara në të gjithë shtetin (fotot)

12/10/2021 18:09
Guvernatori Greg Abbott

Guveratnori i shtetit të Texas, Greg Abbott ka lëshuar dje një urdhër ekzekutiv që ndalon të gjitha organizatat, duke përfshirë dhe kompanitë private të detyrojnë punonjësit të vaksinohen.

Republikani Abbott ka qenë një nga zërat kryesorë në SHBA që kundërshtonte mandatet e detyruara të vaksinimit nga koronavirusi.

Ai kishte lëshuar edhe më parë urdhra të ngjashëm, por kjo është hera e parë ku përfshihen punonjësit e kompanive private dhe klientët e tyre.

Shumë njerëz i konsiderojnë vaksinimet e detyruara si një shkelje e lirive personale.

Guvernatori i ka bërë thirrje kongresit vendas të kalojë masën e tij në ligj.

“Vaksina e Covid-19 është efektive dhe e sigurt, por ajo duhet të mbetet vullnetare dhe jo e detyruar”, tha në deklaratën e tij Abbott.

Lëvizja e vendos atë në linjë përplasjeje me presidentin dekorat Joe Biden, i cili ka kërkuar që kompanitë të kërkojnë me detyrim vaksinimet e stafit të tyre.

Më herët governatori Abbot hoqi detyrimin e mbajtjes së maskave në shtetin e tij, ndërsa në gusht nënshkroi ligjin kundër vaksinimeve të detyruara në agjencitë qeveritare, duke përfshirë shkollat e universitetet.

Shumë biznese të mëdha me prezencë të konsiderueshme  në Texas duhet të ndryshojnë tashmë udhëzimet e tyre për stafin, siç janë linjat ajrore American Airlines, me një staf prej 100,000 punonjësish në vend, pao agjenci te grupeve Google e Facebook.

Debati i vaksinimeve të detyruara ka polarizuar shmë qytete në SHBA.

Në maj guvernatori republikan i Floridas ndaloi “pasaportat e vaksinës”  në bizneset private ashtu si dhe liderët në shtetin e Montana që ndaluan “diskriminimin” në punë bazuar në statusin e vaksinimit.

FOTO GALERI
2/3
Lëvizja e vendos atë në linjë përplasjeje me presidentin dekorat Joe Biden, i cili ka kërkuar që kompanitë të kërkojnë me detyrim vaksinimet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA